Definimet për disa forma të Marketingut ditë më parë i hasa në një revistë e cila nuk ka të bëjë me marketingun, por sidoqoftë mendoj se ia vlen t’i postoj këtu me qëllim të ilustrimit sa më mirë për kuptimin e marletingut. Fillojmë:
Shkon në një disko dhe sheh një femër shumë të bukur dhe i thua: ” Shpirt, jam shumë i aftë në krevat”. Marketing Direkt
Shkon në një disko dhe sheh një femër shumë të bukur. Shoku yt i thotë asaj: ” Ai shoku im ësht shumë i aftë në krevat”.Reklamim ose Advertising
Shkon në disko dhe sheh një vajzë të bukur. Ta jep nr. e telefonit. Të nesërmen i lajmërohesh asaj dhe i thua” Shpirt jam shumë i aftë në krevat”. Telemarketing
Shkon në një disko dhe sheh një femër shumë të bukur. E qerras me një pije, ia ndez cigaren, ia mban pallton kur të bëhet gati për të ikur dhe në fund i thua: ” Shpirt, jam shumë i aftë në krevat”. Marrëdhënie me Publikun
Shkon në një disko dhe sheh një femër shumë të bukur. Ajo të thotë: ” Heeey, ti je filan fisteku ? Kam dëgjuar se je shumë i aftë në krevat”.Brand Recognation
Kështu bëhet marketingu më i mirë. Ose jo?!! Cila formë është më e përshtatshme?
Ja dhe një dëshmi tjetër pse është i suksesshëm marketingu direkt:

Maj 7, 2007 te 11:35 pm |
kete postim eshte dashur ta fusesh ne nje kategori per humor.