Djath i çokoladizuar

Qershor 24th, 2007 § 6 Koment

Gurmanet të cilët kurrë nuk flenë, dhe në mënyrë intënsive punojnë rreth dizajnimit të produkteve të reja, këtë herë kanë vendosur të na befasojnë me një delikates të veçantë. Kombinimi i djathit “stilton” dhe çokollatës belge, jep një shije të ëmbël të posaçme, i cili në paraqitje duket si sëiss roll.

Siç shprehen prodhuesit, kombinimi i djathit me çokollatë jep shije të shkëlqyer, ndërsa unë mezi pres që të më bjerë në gojë një copë e tillë, por a thua a do të prishet deri sa të ma sjellin nëse e bëj porosinë këtu.

§ 6 Përgjigje te Djath i çokoladizuar

  • moss thotë:

    haha, dmth do hame djath te embel e cokolate te kripur

  • aipra thotë:

    cfare do me thene “gurman?”

  • buli3go thotë:

    gurman = njeri qe mirret me gatimin, profesionist i gatimit, ose njeri qe ka prirje per ushqimet mendoj qe perdoret ne shume gjuhe, ose ka ndonje problem… ne shqip?!!!

  • Ervivi thotë:

    :D gourmand nga frengjishtja dmth dikush qe ka qejf te haj mire, qe i pelqen ushqimi, zakonisht perdoret me teper per embelsirat ….ne shqip as qe e dija se ekzistonte si fjale…

    ps: ça gjoje shpifme qe duhet te jete….djath me çokollat…them se po te ishte psh gorgonzola me Lindt, edhe do e provoja sa per neps…po vallaj noj djath me ere çorapesh (si djathrat francez) as qe do e merrja mundimin se do me bente per te vjelle vetem duke e pare :D

  • eni thotë:

    o bo bo si qeka ky:)

  • gjergji thotë:

    S’ka nai gjo per t’u cudit. Cokollata ne vetvete nuk eshte as e embel as e kripur ..eshte beterr e hidhur. Po ta mendosh djathin te veshur me cokollat me qumesht qe ka 60% sheqer, domosdo qe do t’veshtiroset ideja. Por po ta mendosh me cokollate me 80% – 100% kakao, i jep nje shije teper interesante djathit.

    Ne fakt, nje nga produktet qe po pelqehet ne Hollande eshte nje Pate e mbuluar me cokollate te bardhe. Meksikanet kane nje salce qe e perdorin ne shume lloje gjellesh, qe quhet Mole, e cila eshte bere me baze cokollate. Gjithashtu, shef-patisieret e mire bejne bonbone me hudhra apo me qepe te skuqura apo me baze me kripe deti — edhe i shesin shtrenjt, shume shtrenjt.

    Paco Torreblanca, shef-patisieri me i mire ne Spanje (qe beri edhe dasmen e princit te Spanjes) njifet per gjellet e kripura qe pergatit me cokollate.

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ç’është kjo?

Tani po lexoni Djath i çokoladizuar te MBRET i 3GUT.

meta

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.