Një Kur’an i shekullit XIII është shitur me një çmim rekord në shtëpinë e ankandeve Christie’s. Kjo kopje e librit të shenjtë, i shkruar në vitin 1203, thuhet të jetë kopja më e vjetër e kompletuar. Çmimi fillestar i tij ishte $715,000, mirëpo interesimi i madh i pjesëmarrësve në ankand bëri që çmimi të shkon në $2,327,300. Libri i shenjtë është shkruar me ar, që paraqet vlerën më të lartë të ndonjë dorëshkrimi Islam.

Mirëpo, me sa kam njohuri nga Kur’ani, një gjë e tillë nuk lejohet. Manipulimi me material fetar është mëkat, që mesiguri ndonjë teolog do të na kishte sjellur fakte me citate nga vetë ky libër i shenjtë.

Tetor 30, 2007 te 4:36 am |
Nuk jam teolog, por Islamin e shoh si nje sistem te plote jete ( e jo fe ne kuptimin klasik te fjales).
Po, perfitimi material nuk eshte qellimi i Kur’anit. Zoti i thotë lajmëtarit të Shpalljes së Tij:
“Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur’anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.” (Kur’an, 6:90)
P.S. Kopja më e vjetër e kompletuar është e shekullit të 7-të, që në kohën e Profetit. Manuskripte që besohet të jenë të asaj kohe ruhen në Tashkent, Vjenë dhe në Stamboll. Për më shumë informata: http://www.islamidhekrishterimi.com/ruajtja.htm
Dhjetor 21, 2007 te 2:17 am |
kur u krijua islamizmi??