Ndiqe shenjën …

Një metodë shumë efikase e marketingut gueril është edhe ndjekja e shenjave të këmbës  nga burimi (kodimi) i mesazhit e deri te destinacioni. Këtë mënyrë e mbaj mend që i vogël kur në Qendrën Tregtare “Leptokaria” kishte një shitore këpucësh për fëmijë, që e përdorte këtë metodë të pushtim-trotuarësh.

Mirëpo, këtë që e përdor RethinkCommunications  nga Kanada, procesi i dekodimit të porosisë nga ana e “viktimës” krijon përshtypje të një trajektoreje zig-zage që me siguri do të nënkuptonte se ndonjë pijanec-tapë ka shkelur në ndonjë kovë me ngjyrë. Por ekziston edhe një rrezik tjetër; mos t’ia fusë njeri shtyllave ose ndonjë objekti që do i del në rrugë.

Leave a Reply