Fotografia e parë që një vizitor i huaj ndesh në qytetin e Shkupit, janë billbordet e shumta. Unë shpeshherë jam kritik i tyre, pasiqë pasqyra e tyre në të shumtën e rasteve është pa vend dhe pa shije. Përveq kritikave të shumta që kryeministri Gruevski po merr për shpenzimet marramendëse për kampanja (të dështuara) për prezentimin e Maqedonisë si “Parajsë e re për investime në Europë”, luftën kundër korrupcionit e të ngjashme, unë absolutisht i jap mbështetje atij poqëse ai nuk i qaset selektivisht çështjeve.

Nejse, po e lë politikën, për t’iu referuar një fotografie që unë ndesha në rrugën “Maqedonia” mu përballë Muzeut të qytetit, që të them të drejtën, kurrë më përpara nuk kam hasur në marketing-guerilla më të mirë. Them me plot siguri që kjo nuk do të linte pa joshë shpirtin artistik të marketerit. Në fakt, transparenti i vendosur flet për një mesazh të qartë: “Kërko llogari fiskale, që të fitosh rrugë më kualitative“. Pra, urime për ideatorin që të vendoset në këtë vend. Ndoshta nuk do të ishte mesazhi që do të ndërgjegjësonte kalimtarin (konsumatorin), por vendpozita e transparentit.
KËRKO LLOGARI FISKALE

Nëntor 22, 2007 te 9:28 am |
Buli,
shume interesante. Por me pelqeu me shume se po na njeh me Shkupin dhe jeten atje. flm, SR
Nëntor 23, 2007 te 12:55 pm |
Krejt dakort me Selfin këtu. Megjthqë këtu ka përmbajtje cilësore dhe me interes edhe për maketingun.
Përshëndetje!